Politike

“Nuk e quaj SPAK institucion kriminal!”, Bardhi: Nuk kam kompleks ta them publikisht pavarësisht kostove

Ai u shpreh se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.

14 Janar 2025, 21:51 Nga M.B
“Nuk e quaj SPAK institucion kriminal!”, Bardhi: Nuk kam kompleks ta
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur sot edhe mbi qëndrimin e tij për institucionin e SPAK. I ftuar në emisionin “Open” në News24 Bardhi shprehu një qëndrim të ndryshëm nga me kryedemokrati Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk e cilëson SPAK si një institucion kriminal dhe se nuk ka komplekse për ta thënë këtë pavarësisht kostove që mund të marrë brenda partisë.

“E kam thënë në këtë studio që ka prokurorë, shumë pak, me integritet aty dhe nuk mund t’i baltos ata. Ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”, u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll