Aktualitet

Plagosja e 40-vjeçarit nga i dashuri i gruas/ Flet shoku i të lënduarit: Gledin e gjeta plot gjak, s’më kishte folur për problemet me bashkëshorten

Ai tha në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti se miku i tij Gledian Hoxhallari nuk i kishte folur për problemet që kishte pasur me bashkëshorten.

13 Janar 2025, 23:00 Nga E. D
Plagosja e 40-vjeçarit nga i dashuri i gruas/ Flet shoku i të
melisa beluli, klement beqaj

TIRANË- Shoku i të plagosurit në Fier nga i dashuri i gruas, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Ai tha në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti se miku i tij Gledian Hoxhallari nuk i kishte folur për problemet që kishte pasur me bashkëshorten. Sipas tij, atë ditë, djali i çiftit i kishte thënë të afrohej sepse kishte sherr dhe kishte gjetur Gledin të mbuluar me gjak.

“Ditën e ngjarjes unë isha nisur për tek spitali i Fierit , sepse kisha disa vizita tek të afërmit e mi. Përpara shkova tek lokali dhe pashë djalin dhe e përqafova. Pasi mori telefonatën nga nëna e tij , ai doli nga lokali dhe Gledi shkoi pas tij. Shpejt se ato të dy po zihen. Kur shkova , pashë Gledin në gjak, por nuk e kuptova se ishte qëlluar me armë. Lajmërova patrullën e policisë që ishte në qarkullim  dhe e dërgova në spital. Gledi nuk konsumonte alkool dhe nuk ishte shprehur për problemet që kishte me ish-bashkëshorten”, tha shoku i të plagosurit.

melisa beluli gledian hoxhallari

Sondazh

Poll