Aktualitet

Del FOTOJA e Kristian Markut që u ekzekutua në Vlorë/ Zbardhen detaje, targat e vjedhura të makinës së autorëve i përkisnin një oficeri policie

Sipas informacioneve, Marku ishte në Tiranë, para se të shkonte në Vlorë.

14 Janar 2025, 14:51 Nga r.ll

Del FOTOJA e Kristian Markut që u ekzekutua në Vlorë/ Zbardhen

VLORË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së hënës në autostradën Vlorë-Fier. Ditën e sotme është publikuar edhe fotoja e tij. 

Del FOTOJA e Kristian Markut që u ekzekutua në Vlorë/ Zbardhen
kristian marku

Sipas informacioneve, Marku ishte në Tiranë, para se të shkonte në Vlorë. Ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë dhe mësohet se viktima ka një të afërm e tij në atë qytet. Por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar atje.

Nga ana tjetër, raportohet se targat e automjetit të atentatorëve rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë, po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie, ndërsa për makinën e autorëve ende po hetohet ku është vjedhur.

vrasja e kristian markut

Sondazh

Poll