Aktualitet

"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam paguar para që të dilja nga burgu, më ndihmoi dhëndri i vëllait të Nasip Naços

Dumani ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të drejtësisë, ndërsa ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi.

14 Janar 2025, 12:53 Nga r.ll
"Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani dëshmon në GJKKO: Kam
nuredin dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar në Gjykatën e Posaçme se në vitin 2014 e ka ndihmuar një i afërmi i Ministrit të Drejtësisë të kohës për të dalë nga burgu. Në dëshminë e tij ka theksuar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të drejtësisë Nasip Naçi, ndërsa ndërmjetës ishte avokati Alban Bengasi. Më tej është shprehur se i siguruan nja raport mjekësor që kishte vetëm pak muaj jetë, duke shtuar se për këtë ka paguar 40 mijë euro.

“Kam paguar para që të dilja nga burgu, kisha avokat Alban Bengasin. Më ka ndihmuar dhëndri i vëllait të Nasipit, që është mjek. I bënë letrat sikur isha për të vdekur. Dhe më nxorën nga burgu gjasme vuaja nga zemra”, ka vijuar Dumani dëshminë e tij.

Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.

nuredin dumani gjkko plumbi i arte

Sondazh

Poll