Aktualitet

I dënuar me 7 vite burg nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë droge, arrestohet 58-vjeçari në Berat (EMRI)

Policia bën me dije se gjatë periudhës 2002-2003, i arrestuari dhe organizata kriminale trafikuan 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence.

14 Janar 2025, 14:08 Nga N.F
I dënuar me 7 vite burg nga autoritetet italiane për pjesëmarrje
Foto ilustruese

BERAT- Një 58-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Arrestimi i tij ka ardhu pasi 58-vjeçari ishte i dënuar me 7 vite burg nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë droge. I arrestuari është identifikuar si Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka.

Policia bën me dije se gjatë periudhës 2002-2003, i arrestuari dhe organizata kriminale trafikuan 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 23”. I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Berat dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.

Gjatë periudhës 2002-2003, kjo organizatë kriminale trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera pas koordinimit të informacioneve me homologët e Policisë italiane, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 23”, u lokalizua në qytetin e Beratit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Fatmir Isollari alias Fatmir Cenka, 58 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

arrestohen ne berat 58-vjecari

Sondazh

Poll