Aktualitet

Akuzohen për vrasjen e babait/ Shtyhet gjyqi ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës, shkak mungesa e dy prej tyre në seancë

Më 20 dhjetor, Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale për tre fëmijët e viktimës.

14 Janar 2025, 14:56 Nga N.F
Akuzohen për vrasjen e babait/ Shtyhet gjyqi ndaj tre fëmijëve
hysen, hygerta, amarildo dhe pellumb meta

DURRËS- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës ndaj fëmijëve që akuzohen se vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën, në ShënVlash. Seanca u shty për shkak të mungesës në gjyq të Hysenit dhe Hygerta Metës. Gjykata ka shtyrë procesin duke kërkuar praninë fizike të Hygerta, Hysen dhe Amarildo Metës. Gjykata ka theksuar se prania e tyre është e detyruar në seancë për të dhënë deklarimet e para për vrasjen e babait të tyre.

Më 20 dhjetor, Prokuroria e Durrësit përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale për tre fëmijët e viktimës. 19-vjeçarja dhe vëllai i saj më të madh, Hyseni, akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa Amarildo Meta për veprën penale “asgjësimi i kufomës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 Shkurt në Shënavlash të Durrësit ndërsa janë ende mister shkaqet e krimit. Hysen Meta deklaroi në gjykatë se babai u vra me pistoletë nga e motra, Hygerta, krim i cili u pranua më pas prej saj. Sipas Hygertës, sherri nisi pasi prindërit kërkonin ta fejonin me çdo kusht.

Më 13 shkurt djali i madh, Hyseni denoncoi në polici humbjen e babait të tij. Por pas dyshimeve të policisë, u arrit të zbulohej krimi pas disa ditësh. Policia nisi hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.

Ndërkohë 12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Bjë ditë pas zbulimit të trupit, policia njoftoi se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba. Ky i fundit në deklaratën për policinë pranoi se kishte vrarë babain, version i cili u ndryshua gjatë dëshmisë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, ku e mohoi të ishte përfshirë në krim. Autorësinë e mori sërish përsipër 19-vjeçarja, e cila tregoi edhe dinamikën nga momenti që kishte marrë vendimin për të vrarë të atin, deri në momentin që e qëlloi për vdekje.

pellumb meta hysen meta hygerta meta

Sondazh

Poll