Aktualitet

Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari, në pranga edhe dy të tjerë

Në pranga ranë zviceranët 51 dhe 31 vjeç, banues në Bellizona dhe shqiptar 41-vjeçar, emigrant i paligjshëm në vendin fqinj. 

13 Janar 2025, 17:02 Nga E. D
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari, në
foto ilustruese

ZVICËR- Një shqiptar dhe dy zviceranë janë arrestuar, pasi shpërndanin lëndë narkotike mes kufirit italo-zviceran. Siç raportohet të dyshuarit ishin të dedikuar në shitjen e drogës për klientët VIP në të dy krahët e kufirit. Gjithashtu është sekuestrua sasi kokaine dhe prova të tjera. Në pranga ranë zviceranët 51 dhe 31 vjeç, banues në Bellizona dhe shqiptar 41-vjeçar, emigrant i paligjshëm në vendin fqinj. 

Të tre dyshohet se janë përfshirë në një biznes të madh shpërndarjeje droge, veçanërisht kokainë, për klientët vendas, kryesisht të përzgjedhur.  Shqiptari jetonte përkohësisht në banesën e 51-vjeçarit. Kontrolli në banesë pas dyshimeve dhe gjurmimit që zgjati disa javë, çoi në zbulimin e një sasie kokaine dhe marijuane (mbi 1000 gramë).

policia zviceriane

Sondazh

Poll