Aktualitet

Bllokimi i lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve në Kapshticë, rinis qarkullimi i tyre që prej orës 14:35

Mësohet se ky njoftim vjen nga autoritet shqiptare pas kontaktit me palën greke.

13 Janar 2025, 15:11 Nga M.B
Bllokimi i lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve në
Foto ilustruese

KAPSHTICA- Autoritet kanë njoftuar se që prej orës 14:35 të ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës ka rinisur qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve. Ndalimi i tyre u bë ditën e djeshme pas vëstirësive dhe pasigurive në qarkullim si pasojë e motit të keq. Mësohet se ky njoftim vjen nga autoritet shqiptare pas kontaktit me palën greke.

Njoftimi:

Kapshticë/Njoftim shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 12.01.2025, për njoftimin nga Policia Kufitare greke, për bllokimin e lëvizjes së kamionëve dhe autobusëve, në PKK Kapshticë, informojmë se:

Ditën e sotme, në orën 14:35, pas kontaktit me palën greke, ka filluar lëvizja e kamionëve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë.

kapshtica

Sondazh

Poll