Mediat greke: Kryepeshkopi Anastas Janullatos vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme
Anastas Janullatos ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ndodhet në spital në gjendje të ...
Bëhet me dije se nga hetimet është provuar se Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i Llazar Dines i ka atij dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të Dines, për favorizimin e të dënuarit në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes së avokatit Petraq Semani, i cili akuzohet se ka marrë 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për të ulur dënimin për një person të dënuar për vrasje.
Bëhet me dije se nga hetimet është provuar se Petraq Semani, si mbrojtës ligjor i Llazar Dines i ka atij dhe Sidorela Dine shumën monetare prej 25.000 Euro, pasi i ka premtuar se do të ushtronte ndikim tek gjyqtarët që po shqyrtonin çështjen në ngarkim të Dines, për favorizimin e të dënuarit në masën e dënimit gjatë rigjykimit të çështjes.
"Në seancën e datës 13.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 20/101, datë 13.01.2025, vendosi:
Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 257, viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Petraq Semani, i biri i S. dhe i E., dtl. 03.07.1954, lindur në Berat dhe banues në adresën: ****, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, para ndryshimeve me Ligjin nr. 43/2021", thuhet në njoftim.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 257, viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Petraq Semani”.
Në seancën e datës 13.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 20/101, datë 13.01.2025, vendosi:
Pranimin e kërkesës së palës kërkuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 257, viti 2021, në ngarkim të të pandehurit Petraq Semani, i biri i S. dhe i E., dtl. 03.07.1954, lindur në Berat dhe banues në adresën: ****, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, para ndryshimeve me Ligjin nr. 43/2021.
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 8 volume hetimore, provat materiale bashkëlidhur fashikullit, si dhe provat e depozituara gjatë gjykimit. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim. Tiranë, më datë 13.01.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Anastas Janullatos ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ndodhet në spital në gjendje të ...
foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se tre perso...
Foto ilustruese KAPSHTICA- Autoritet kanë njoftuar se që prej orës 14:35 të ditës së sotme në pikën kufitare t...
pamje nga sherri GREQI- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë mes dy shtetasve shqiptarë. Kët...
nafta DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar 670 mijë litra naftë të kontrabanduar, në kuadër të operacionit "A...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve që do të garojnë për kreun e Gjykatë...
Tiranë TIRANË- Bilanci turistik i Shqipërisë në vitin 2024 duket se anon në anën pozitive, me një rritje prej 15.2 ...
Kreshnik Farruku TIRANË- Kreu i klanit Farruku, Kreshnik Farruku është lënë në masën e sigurisë arrest me bu...
Gledis Nano TIRANË- Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Gledis Nano është 'rishfaqur' ditën e sotme në Policinë e S...
foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi do të zhvillojë të mërk...