Aktualitet

EMRAT/ Ndryshime në drejtimet e OST dhe Albgaz

Mësohet se dorëheqja e tij është pranuar nga bordi drejtues, ndërkohë që bëhet me dije se ai do të drejtojë shoqërinë aksionere, “Alb Gaz”.

13 Janar 2025, 16:41 Nga M.B
EMRAT/ Ndryshime në drejtimet e OST dhe Albgaz
Foto ilustruese

TIRANA- Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), Skerdi Drenova, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme. Mësohet se dorëheqja e tij është pranuar nga bordi drejtues, ndërkohë që bëhet me dije se ai do të drejtojë shoqërinë aksionere, “Alb Gaz”. Nga ana tjetër, në këtë detyrë ai do të zëvendësojë Arbër Avramin, teksa vendin e tij në krye të OST-së e ka marrë Elison Bici nga OSHEE.

"Suksese Elisian Bici në detyrën e re të drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Falenderojmë Skerdi Drenovën për kontributin e tij në sektorin energjetik dhe i urojmë suksese në detyrën e re si drejtor i @albgaz.sha", njofton minstrja Belinda Balluku.

ost albgaz

Sondazh

Poll