Aktualitet

Mediat greke: Kryepeshkopi Anastas Janullatos vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme

Mediat greke raportojnë se kryepeshkopi 95-vjeçar mbetet i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në ICU, ku u shtrua të premten e kaluar pas operacionit një orësh që iu nënshtrua për të trajtuar hemorragjinë gastrike.

13 Janar 2025, 16:02 Nga E. D
Mediat greke: Kryepeshkopi Anastas Janullatos vijon të jetë në
Anastas Janullatos 

ATHINË- Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ndodhet në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.  Siç raportojnë mediat greke kryepeshkopi 95-vjeçar mbetet i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në ICU, ku u shtrua të premten e kaluar pas operacionit një orësh që iu nënshtrua për të trajtuar hemorragjinë gastrike.

Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi ka pasur hemorragji gastrike, të cilën mjekët që në momentin e parë që u njoh me të, u përpoqën ta trajtonin. Anastas Janullatos është shtruar në spitalin Evangelismos që nga e premtja (3 janar), kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

anastas janullatos 

Sondazh

Poll