Aktualitet

Nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, arrestohen gjashtë persona në Tiranë

Tre personat e tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

13 Janar 2025, 15:25 Nga E. D
Nga dhuna në familje tek drejtimi i mjetit në gjendje të dehur,
foto ilustruese

TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se tre persona kanë rënë në prangat e policisë për dhunë në familje. Ndërsa tre personat e tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse dhe duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 1 kapi dhe ndaloi shtetasin N. S., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Komisariati i Policisë Nr. 2 arrestoi në flagrancë shtetasit: E. Z., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tezes së tij; A. P., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet, iu gjet një shkop metalik si ata të Policisë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Nr. 3 arrestoi në flagrancë shtetasin B. M, 57 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit: M. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur;

Xh. A., 33 vjeç, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët në automjetin me drejtues D. M.; A. L., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

poliica e tiranes

Sondazh

Poll