Aktualitet

Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet i djegur në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ motori i autorit

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së Bujar Nasufit në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

13 Janar 2025, 16:50 Nga ZH.LL

Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet i djegur në zonën e

TIRANË- Policia e Tiranës ka gjetur motorin e djegur të autorit të vrasjes së Bujar Nasufit, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri teksa ndodhej në makinë. Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën e 'Kodrës së Diellit'. Ndërkohë, mësohet se motori është gjetur i shkrumbur ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të banesës së Bujar Nasufit në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Nga verifikimi i kamerave të sigurisë, vrasësi ka dyshime se e ka pritur viktimën në afërsi të banesës së tij, në momentin që 56-vjeçari është kthyer në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.

Blutë bëjnë me dije se po kryhen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje më ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku u vra me armë zjarri shtetasi B.N, ju informojmë se: Në vendin e quajtur “Kodrat e Sharrës” gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një motomjet të djegur, i cili dyshohet se i përket autorit.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore përkatëse me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

bujar nasufi atentati ne tirane

Sondazh

Poll