Politike

Ikja e Tufës në azil, Rama: Kudo ka njerëz të çmèndur që kërcènojnë, nuk ka konspiracion kundër Agronit

4 Janar 2020, 21:34 Nga DOSJA
Ikja e Tufës në azil, Rama: Kudo ka njerëz të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë në lidhje me largimin e Agron Tufës drejt Zvicrës për azil pas kërcènimeve të shumta. I ftuar në “Java” në RTSH, Rama tha se ikja e shqiptarëve në azil është bërë modë dhe kjo gjë duhet ndalur.

Është bërë modë kjo ikja e shqiptarëve dhe kërkojnë azil në vende të ndryshme të botës. Ka arrit puna që edhe një kameraman dasmash nga një zonë diku në periferi kërkoi azil në Francë si viktimë e lirisë së shprehjes”, u shpreh Rama.

Ndërkohë më tej shtoi se në çdo vend ka njërëz të çmendur që kërcëjnë me telefona, por për të nuk ka konspiracion komunist kundër Agron Tufës.

Në çdo vend ka të çmèndur, në çdo vend ka njërëz që kërcènojnë me telefona. Nuk mund të themi se ka një konspiracion komunist kundër Agronit. Unë them se lufta nuk mund të shihet me sytë e politikës dje dhe as me sytë e politikës sot. Mua më bën tradhtar se ndërova Mit’had Frashëri. Komunsitët e bën luftën dhe e fituan luftën, por pas luftës iu futën në të drejtë gjithë të tjerëve”, tha më tej Rama.

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook.  Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron tufa dhe spartak braho agron tufa kerkon azil ne zvicer edi rama kërcënohet agron tufa agron tufa dhe spartak braho agron tufa kerkon azil ne zvicer edi rama kërcënohet agron tufa

Sondazh

Poll