Politike

Deportimi i Çelik, Gjekmarkaj akuza Ramës: Bëri një autogol, po bën çmos që të kënaqë Erdoganin

4 Janar 2020, 19:42 Nga DOSJA
Deportimi i Çelik, Gjekmarkaj akuza Ramës: Bëri një

TIRANË- Agron Gjekmarkaj, analist dhe pedagog, ka reaguar sot në lidhje me deportimin në Turqi të mësuesit Harun Çelik. Sipas Gjekmarkajt, deportimi i mbështetësit të Gylen për Shqipërinë ishte një autogol. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, analisti tha se Çelik nuk ishte terrorist, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare theu kodin e besës, pasi mësuesi ishte në rrezik.

Mësuesi Harun çelik ishte në rrezik, por u thye kodi i besës dhe i mikpritjes. Mendoj se Shqipëria humbi një shans për ta treguar atë. Mendoj se Shqipëria bëri një autogol dhe tregoi se ne jemi në një sferë vasaliteti ndaj Turqisë. Ata po na përdorin si një zonë influencë ku nuk përdoren të drejtat ndërkomëbtare. Ata bëjnë çka të duan për të kapur dhe për të arrestuar ata që quhen gylenist. Problemi është që Shqipëria si një vend që aspiron për të hyrë në BE, duhet të garantojë të drejtën e atyre që u rrezikohet jeta. Këtu kemi të bëjmë me një mësues, dhe jo me një terrorist siç thuhet nga Turqia. Shteti shqiptare duhet të jepte një pritë. Kjo tregon se njerëzit në Shqipëri mund të depërtohen, për të thyer çdo barrierë të shtetit ligjor në vend, për t’i bërë qefin presidentit turk, që kryeministri jonë ka model, apo aspiron si model në Shqipëri. Ai po bën çmos për ta kënaqur atë me kosto për dinjitetin e kombit shqiptar në raport me kombet e tjera të qytetëruara”, tha Gjekmarkaj.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik agron gjekmarkaj deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik

Sondazh

Poll