Politike

‘O Lul ko po shkon o burrë’, Rama flet për mesazhin që i ka dërguar Bashës: Pas tërmetit i kërkova të ishim bashkë

4 Janar 2020, 20:02 Nga DOSJA
‘O Lul ko po shkon o burrë’, Rama flet për mesazhin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për raportet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar sot në emisionin “Java” në RTSH, Rama u pyet dhe për një emsazh që për shumë kohë ka qarkulluar në media, ku sipas drejtuesit të emisionit Lorenc Vangjeli, Kryeministri i ka shkruar Bashës: O Lul ko po shkon o burrë, o Lul po i bie murit me kokë!

Kreu i qeverisë ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se komunikime me të ka pasur para djegies së mandatave dhe në ditët pas tërmetit, ku sipas tij i kishte kërkuar që të ishin bashkë.

Jo nuk ka ndodhur asgjë e tillë, unë kam komunikuar për herë të fundit pas tërmetit i kam thënë se duhet ë jemi bashkë, një mesazh i tillë nuk ekziston. Komunikimet e me Bashën i kam pasur vetëm kur PD ka qenë në Kuvend”, tha Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama dhe basha tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama lulzim basha rama dhe basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll