Politike

"Më kanë bërë dhunues, homoseksual, kriminel"/ Paloka reagon ndaj deklaratës së Ramës: Boll, njerëzit kanë hallin e kafshatës!

Reagimi i Palokës vjen pasi kryeministri Rama gjatë një mesazhi me qytetarët, përmendi edhe një herë akuzat e opozitës ndaj tij. K

12 Janar 2025, 16:56 Nga ZH.LL
"Më kanë bërë dhunues, homoseksual, kriminel"/
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Rama. Përmes një statusi në rrjete sociale, Paloka ka zgjedhur të përgjigjet me tone ironie, duke thënë se qytetarët shqetësohet vetëm për kafshatën e tyre.

Reagimi i Palokës vjen pasi kryeministri Rama gjatë një mesazhi me qytetarët, përmendi edhe një herë akuzat e opozitës ndaj tij. Kreu i qeverisë i është përgjigjur akuzave të opozitës, që siç tha ai e kanë quajtur dhunues, homoseksual dhe kriminel.

"Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual. Edhe mund të kisha qëlluar një nga të treja këto ose dhe të treja bashkë.", është shprehur Rama.

Postimi i Palokës: O Edvin, boll se njerzit nuk kane hallin e “turres” tende…kane hallin e kafshates!

edi paloka edi rama

Sondazh

Poll