Politike

Seanca plenare e 13 marsit, PS mbledh grupin, Ruçi-deputetëve: Në seancë flisni për ligjin jo për opozitën

11 Mars 2019, 11:29 Nga DOSJA
Seanca plenare e 13 marsit, PS mbledh grupin, Ruçi-deputetëve:

TIRANË- Dy ditë para seancës plenare të 13 marsit, socialistët kanë mbledhur si çdo të hënë grupin parlamentar.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kanë mbledhur sot grupin parlamentar ku kanë porositur deputetët që në seancën e të mërkurës të mos flasin për opozitën, por për ligjin dhe qytetarët.

“Pjesë e diskutimeve në seancën nuk duhet të jetë opozita, por ligji dhe qytetarët”- është shprehur Ruçi, sqarojnë burime për Dosja.al.

Kryeparlamentari gjithashtu ka kërkuar prezencë të plotë dhe respektim të rendit të ditës. Seanca e parashikuar për të enjten është ndryshuar për shkak se data 14 është dite feste zyrtare.

Në seancën plenare të së mërkurës do të bëhet edhe betimi i 6 deputetëve të rinj të Kuvendit që e çojnë në 10 numrin e deputetëve të rinj opozitar në Parlament.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites gramoz ruci mbledhja e grupit te ps seanca plenare 13 mars 2019 djegia e mandateve te opozites gramoz ruci mbledhja e grupit te ps seanca plenare 13 mars 2019

Sondazh

Poll