Sport

Conceição i zhgënjyer pas barazimit: 'Pjesa e parë, më e keqja e 13 viteve si trajner'...

Trajneri portugez priste më shumë nga lojtarët e Milanit

12 Janar 2025, 14:50 Nga DOSJA

Conceição i zhgënjyer pas barazimit: 'Pjesa e parë,

ITALI - Pas fitimit të Superkupës, Milani nuk shkoi më larg se një barazim me Cagliari (1-1) në rikthimin e tyre në kampionat, por Sérgio Conceição nuk i pëlqeu ajo që pa. Trajneri portugez i kuqezinjve pranoi në fund se ai “priste më shumë”.

"Prisja më shumë në të gjitha fushat. Duke marrë parasysh cilësinë e ekipit që kam në dispozicion, të jem i sinqertë, pjesa e parë ishte ndoshta më e keqja që kam pasur në 13 vitet e mia si trajner", pranoi Conceição për 'Sky Sport'.

Dhe çfarë mungonte? "Gjallëria, ritmi ishte shumë i ulët. Cagliari ishte i gjithi në mbrojtje, kjo ishte strategjia e tyre, por ne duhet të kishim bërë atë që kishim përgatitur për të kërkuar hapësira. Nuk ishim mjaft të zgjuar në këtë aspekt.

Pjesa e dytë ishte më e mirë, ne shënuam 25 goditje, Cagliari filloi të përpiqet të humbasë kohë, e kuptova që kjo është strategjia në Itali, nuk ka asnjë problem, por arbitri duhet të japë më shumë se 5 minuta kohë 'shtesë'. Por kjo nuk është justifikim.

Minus lodhjen nga Superkupa duhet të kishim bërë më shumë, edhe pse nuk mund t'i anashkaloj këta faktorë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll