Sport

Schick lulëzon te Bayer Leverkusen, Xabi Alonso e përkëdhel: "Ai është një sulmues fantastik, ne kemi nevojë për të"

“Ai punoi shumë për ekipin. Golat janë pasojë e lidhjes së tij me lojën. Ne shohim një Patrik fantastik”

12 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Schick lulëzon te Bayer Leverkusen, Xabi Alonso e përkëdhel:

GJERMANI - Dëmtimi i Boniface ishte gjëja më e mirë që mund t'i kishte ndodhur Patrik Schick.  Sulmuesi çek në qendër të sulmit të Bayer Leverkusen po kalon disa javë fantastike, me një rezultat që do ta kishte zili edhe Harry Kane, me një gol çdo 51 minuta në 7 ndeshjet e fundit.

Ai po shijon momentin, duke kërkuar gjithnjë e më shumë nga vetja. Dhe pas dopiedës që shënoi ndaj Borussia Dortmundit, trajneri Xabi Alonso donte ta perkëdhelte.

Deklarata? "Nuk ishin vetëm golat. Ai punoi shumë për ekipin. Golat janë pasojë e lidhjes së tij me lojën. Ne po shohim një Patrik fantastik, me një dëshirë të madhe për t'u përmirësuar. Ne kemi nevojë për të",- tha trajneri bask i Aspirinave.

Patrik Schick, i cili hoqi dorë nga thirrjet për ekipin kombëtar në tetor dhe nëntor për t'u rikthyer në formë, është rikuperuar vetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll