Sport

Ardian Ismajli i dëmtuar?... Trajneri i Empolit tregon arsyen e zëvendësimit…

Trajneri D.Aversa: “Ardiani kreu një ndërhyrje kirurgjikale gjatë javës, me shumë mundësi kishte ndonjë situatë marramendje për shkak të saj”.

12 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

Ardian Ismajli i dëmtuar?... Trajneri i Empolit tregon arsyen e

ITALI - Kur ende nuk ishte mbyllur gjysma e pjesës së pare e ndeshjes së Empolit ndaj Lecces (1-3), qendërmbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli kërkoi të zëvendësohej, pasi nuk ndihej mire fizikisht. 

Ai kishte marrje mendsh dhe kjo shihej qartë në fushë, teksa e pat të vështirë edhe të kthehej në pankinë. Në vend të tij u aktivizua De Sciglio (21’).

Pas ndeshjes, trajneri Roberto D’Aversa ka shpjeguar, se problemi i Ismajlit ndoshta kishte lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale, që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ismajli kishte kryer gjatë javës, pas një frakture në dorë në ndeshjen e mëparshme, e cila ishte edhe arsyeja pse ai e mbante dorën të fashuar.

“Kreu një ndërhyrje kirurgjikale gjatë javës, me shumë mundësi kishte ndonjë situatë marramendje për shkak të saj. Nuk mund të përdorte plotësisht dorën, me shumë mundësi ka vuajtur këtë situatë.

Starti i tillë i ndeshjes mund të varet edhe nga kjo gjendje jo e shkëlqyer, por Ardianin nuk mund ta kritikosh për asgjë. Ai ka qenë gjithmonë në dispozicion të ekipit dhe ka sakrifikuar për të gjithë grupin, duke u konfirmuar në çdo ndeshje si pikë referimi”, tha trajneri i Empolit për mbrojtësin shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll