Sport

“Rikthehet në shtëpi”!... Xherdan Shaqiri kapiteni ri i Baselit, Taulant Xhaka zëvendës

Klubi zviceran ka zyrtarizuar me anë të një njoftimi kapitenët e rinj të skuadrës së tyre

12 Janar 2025, 08:00 Nga DOSJA

“Rikthehet në shtëpi”!... Xherdan Shaqiri kapiteni ri i

ZVICER - Xherdan Shaqiri është emëruar kapiteni i ri i skuadrës së Baselit, ndërsa zëvendësuesi i tij është ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka.

Kujtojmë se mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri është rikthyer në Basel, 12 vjet pasi u largua nga klubi ku ai e filloi karrierën e tij.

Basel e njoftoi transferimin me një deklaratë, në të cilën shkruhet: “Mirësevjen në shtëpi, Shaq,” duke bërë të ditur se Shaqiri ka nënshkruar një kontratë trevjeçare. Klubi zviceran publikoi gjithashtu një video në rrjetet sociale për të shoqëruar këtë rikthim.

“Jam i mbushur me krenari dhe shumë i lumtur që mund të kthehem sot në qytetin tim të lindjes, te FCB,” tha Shaqiri. “Kam pasur një lidhje të thellë me klubin dhe rajonin që kur isha fëmijë, si tifoz dhe sigurisht si lojtar.

Unë e përfundova formimin tim futbollistik në Basel dhe më pas munda të nisja karrierën time ndërkombëtare. Tani dua të shënoj gola përsëri me FCB dhe mezi pres të takoj përsëri tifozët tanë.”

Shaqiri u rrit në radhët e të rinjve të Baselit, pasi iu bashkua akademisë së klubit në moshën 8-vjeçare. Ai luajti tre vite me ekipin e pare, duke fituar titullin e ligës zvicerane në secilin prej këtyre sezoneve, para se të transferohej te Bayern Munich në vitin 2012.

Ai gjithashtu ka luajtur për Inter, Stoke City, Liverpool, Lyon dhe së fundmi për Chicago Fire. Kontrata e tij me klubin amerikan u ndërpre me marrëveshje të ndërsjellë në verën e vitit të kaluar.

Xherdan Shaqiri gjithashtu ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Bayern dhe Liverpool, si dhe tituj kampion në Gjermani dhe Angli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll