Sport

VIDEO / Manchester City argëtohet në kupë, shënon 8 gola!

Një fitore minimale për Leeds United, që mposhti Harrogate Town me rezultatin 1-0.

12 Janar 2025, 00:43 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester City argëtohet në kupë, shënon 8 gola!

ANGLI - Nuk ka surpriza në sfidat e fundit të programuara sot për raundin e tretë të FA Cup. Manchester City nuk zhgënjen, përkundrazi, dominon ndaj Salford-it të pafat. Rezultati 8-0 për skuadrën e Guardiolës, ku mesfushori i lindur në vitin 2002, McAtee, spikati me një ‘tripletë’. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Doku, i cili shënoi 2 gola.

Një fitore minimale për Leeds United, që mposhti Harrogate Town me rezultatin 1-0. Në përmbyllje, dy ndeshje të pasdites përfunduan pas 90 minutave: Burnley fitoi 1-3 kundër Reading, ndërsa 1-2 ishte rezultati me të cilin Stoke City mposhti Sunderland-in.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll