Sport

VIDEO / Benfica fiton për herë të tetë në histori Kupën e Ligës!

Benfica ishte fituesja e madhe në thrillerin e penalltive kundër Sportingut për finalen e Kupës së Ligës Portugeze, duke fituar 7-6 pas rezultatit 1-1 në kohën e rregullt.

12 Janar 2025, 00:52 Nga DOSJA
VIDEO / Benfica fiton për herë të tetë në histori

PORTUGALI - Benfica ishte fituesja e madhe në thrillerin e penalltive kundër Sportingut për finalen e Kupës së Ligës Portugeze, duke fituar 7-6 pas rezultatit 1-1 në kohën e rregullt.

Shumë raste por jo të konkretizuara si duhet në në pjesën e parë me Benfikën që kalon në epërsi në minutën e 29-të falë finalizimit të shkëlqyer të Selderup pas një aksioni mjaft të bukur individual. Sportingu reagoi duke paralajmëruar me gjuajtjen nga distanca të Quaresmas në minutën e 36’-të duke gjetur më në fund përgjigjen pak para pushimit. Luanët fituan një penallti, të cilën Yokeres e shndërroi në gol në minutën e 43-të, duke arritur në 32 gola në sezon!

“I varfër” përsa i përket spektaklit dhe pjesa e dytë me të dyja skuadrat që janë të kujdesshme duke u mbrojtur efektivisht dhe duke krijuar pak raste. Njëri nga rastet i përket Benfikës, kur portieri i Sportingut bllokoi goditjen e Di Marias. Me rezultatin 1-1 të mbetur deri në vërshëllimën përfundimtare, ndeshja shkoi në penallti.

Aty të dyja skuadrat ishin të ftohta në pesë penalltitë e para që realizuan, me Sportingun që humbi gjatë rrugës me Trincaon “fatal” në ekzekutimin e fundit. Në këtë formë Benfika fiton Kupën e tetë e Ligës dhe e fillon vitin e ri kalendarik me një trofe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll