Sport

Katër shqiptarë në fushë, dy kundër dy! Në fund, fitoi Besiktas ndaj Bodrumsporit

Besiktas para shikuesve të tij fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Bodrumsporit.

12 Janar 2025, 09:00 Nga DOSJA

Katër shqiptarë në fushë, dy kundër dy! Në fund,

TURQI - Dje, në javën e 19-të të kampionatit elitar turk, në Stamboll u zhvillua ndeshja midis Besiktasit dhe Bodrumsporti, e cial u fitua nga skuadra kryeqytetase me rezultatin e ngushtë 2-1.

Ajo që binte në sy ishte fakti që në këtë takim, në fushë katër futbollistë shqiptarë në fushë, dy kundër dy. Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi ishin titullarë nga minuta e parë për Bodrumspor, ndërsa në krahun tjetër ishin Ernest Muçi titullar dhe Milot Rashica nga minuta e 62-të për Besiktasin. Muçi u zëvendësua nga Rashica.

Golat për skuadrën e Besiktasin i realizuan Ndour (32') dhe Immobile (40'), ndërsa për udhëtuesin Puscas (90’+4'). Pas javës së 19-të, Besiktas renditet në vend të 5-të me 30 pikë, kurse Bodrumspor në të 17-tin me 15 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll