Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Torinos, barazim dhe tension!

Përfundon pa fitues (1-1) derbi i 183-të mes Torinos dhe Juventusit. Të dyja skuadrat e nisin fazën e dytë të kampionatit duke marrë nga një pikë në një përballje me momente dominimi të ndërsjella.

11 Janar 2025, 20:30 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në derbin e Torinos, barazim dhe tension!

ITALI - Përfundon pa fitues (1-1) derbi i 183-të mes Torinos dhe Juventusit. Të dyja skuadrat e nisin fazën e dytë të kampionatit duke marrë nga një pikë në një përballje me momente dominimi të ndërsjella.

Fillimi i ndeshjes ishte në favor të Juventusit, me formacionin e drejtuar nga Thiago Motta që kaloi në avantazh që në minutën e 8-të, falë një gjuajtjeje nga kufijtë e zonës nga Yildiz, i cili kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë.

Torino e Vanoli-t reagoi dhe, pas një rasti të humbur nga Ricci, barazoi në kohën shtesë të kësaj pjese me një goditje të fuqishme dhe të saktë nga Vlasic. Në pjesën e dytë, një fillim i mirë nga Torino u dha shpresë tifozëve ‘granata’, por pritjet vendimtare të Milinkovic-Savic ndaluan tentativat e Koopmeiners, Nico Gonzalez dhe Cambiaso, duke ruajtur rezultatin e barabartë. Vanoli dhe Thiago Motta u ndëshkuan me karton të kuq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll