Politike

Vrásja e gjeneralit iranian/ PD: Vendimi i Trump në mbrojtje të demokracisë dhe paqes, jemi në krah të SHBA

3 Janar 2020, 16:13 Nga DOSJA
Vrásja e gjeneralit iranian/ PD: Vendimi i Trump në mbrojtje të

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar për vrásjen e gjeneralit Kasem Sulejmani në një súlm ajror amerikan në Bagdad. Përmes një postimi në Twitter, PD shprehet se mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrórit.

Sipas PD, vendimi i presidentit Trump për godítjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terróriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes.

Postimi i plotë i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrórit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është një akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e aktiv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrórit, tē udhëhequr nga SHBA.

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensiónet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrárë sot pas súlmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe súlmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vrítet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kasem sulejmani pd vritet gjenerali kasem sulejmani pd vritet gjenerali

Sondazh

Poll