Politike

Ekstradimi i shtetasit turk, Rudina Hajdari: Shkélje e të drejtave të njeriut, institucionet të marrin masa

3 Janar 2020, 16:01 Nga DOSJA
Ekstradimi i shtetasit turk, Rudina Hajdari: Shkélje e të drejtave

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për depórtimin me fórcë nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik. Përmes një postimi në Facebook, Hajdari sqaron se ekstradimi i mësuesit turk pa një vendim gjyqësor rrezikon jetën e tij dhe shkel të drejtat e njeriut. Rudina Hajdari i bën thirrje institucioneve të ndërmarrin masa për zhvillim të rregullt të procesit ligjor.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit: 

Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin. Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut.

Dosja.al raportoi dy ditë më parë ekskluzivisht depórtimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrèrstua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsífikuar.

Turku, u dènua nga gjykata me 5 muaj búrg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në bùrgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstràduar në Turqi, ndërsa polícia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstràdimi është kryer konform procedurave duke mohuar àzilin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut harun çelik rudina hajdari dëbohet gylenisti i parë deportimi i turkut harun çelik rudina hajdari

Sondazh

Poll