Politike

“Të hënën nis revulucioni”, Rama prezanton E-Albania: Do shpëtojnë të gjithë qytetarët, nuk ka më radhë (VD)

3 Janar 2020, 13:11 Nga DOSJA
“Të hënën nis revulucioni”, Rama prezanton E-Albania:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ndryshimet në platformën E-Albania, ku tashmë janë 472 dokumente që mund të merren online. Rama ka pritur në zyrë ny nga punonjëset e E-Albania të cilat i kanë shpjeguar se si po procedohet nga 1 janari e pas, me ndryshimet e fundit në platformë.

Rama këtë e ka quajtur si nisjë të një revulucioni që do lehtësojë jetën e qytetarëve dhe do zhduk korrupsionin. “Të hënën nis revulucioni me aplikimet dhe radhat. Blloku i parë është në qershor dhe në fund të vitit 2020 do të jenë më shumë se 90% e shërbimeve që do merrëen online dhe emigrantët nuk kanë më nevojë të vijnë në Shqipëri e të presin në radhë e tu dalin nga hundët pushimet”, u shpreh Rama.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Rama shkruan se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë.

POSTIMI I PLOTË

GATI NISJA E REVOLUCIONIT DIGJITAL NË SHËRBIMET PËR QYTETARËT.  Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit?? Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë? Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës???? Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin?

Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin? Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al ? #ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???

Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak ditë më parë e ka cilësuar si një nga shtatë prioritetet e qeverisë për vitin 2020. Sipas qeverisë, qytetarët pas të hënës nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërore kur aplikojnë, po vetëm dokumente që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Platforma e bashkëqeverisjes dhe E-Albania për më shumë se 2 vite po prpomovohen nga Edi Rama, duke i cilësuar ato si zgjidhjen më të mirë për të lufutar radhët edhe korrupsionin në zyrat e shtetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike e albania edi rama platforma e bashkeqeverisjes e albania edi rama platforma e bashkeqeverisjes

Sondazh

Poll