Sport

Bentancur, nga spitali: “Faleminderit të gjithëve dhe urime për fitoren!”...

Pak më parë, Tottenham ka postuar në rrjetet sociale një foto të lojtarit në shoqërinë e bashkëshortes…

9 Janar 2025, 16:14 Nga DOSJA

Bentancur, nga spitali: “Faleminderit të gjithëve dhe urime

ANGLI - Frika ishte e madhe, por fatmirësisht gjithçka duket se është nën kontroll.  Rodrigo Bentancur, ish-mesfushori i Juventus dhe Boca Juniors, është rrëzuar përtokë në minutën e 11-të të ndeshjes kundër Liverpoolit të luajtur mbrëmë.

Uruguajani u përpoq të hiqte topin me kokë pas një goditjeje këndi dhe, pa asnjë ndërhyrje, u rrëzua dhe mbeti i palëvizshëm në tokë. Mjekët ndërhynë menjëherë dhe e trajtuan lojtarin për disa minuta përpara se ta nxirrnin jashtë fushës me barelë.

Pak më parë, Tottenham ka postuar në rrjetet sociale një foto të lojtarit në shoqërinë e bashkëshortes: "Gjithçka mirë djema! Faleminderit për mesazhet dhe urimet për fitoren!".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tottenham Hotspur (@spursofficial)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll