Sport

Ancelotti, i mërzitur nga penalltitë e humbura të Real Madridit, tani e ka vendosur: “Vincius Jr do të jetë lojtari i caktuar!”...

Gabimet e lojtarëve të tij nga pika e penalltisë e kanë acaruar trajnerin italian, i cili në vitin 2025 nuk do t'i lejojë më për të zgjedhur gjuajtësin gjatë ndeshjes.

9 Janar 2025, 09:30 Nga DOSJA

Ancelotti, i mërzitur nga penalltitë e humbura të Real Madridit,

SPANJE - Ka një atmosferë ndryshimi, të paktën përsa i përket goditjeve të penalltisë, te Real Madrid. Trajneri Carlo Ancelotti tashmë e ka vendosur.

Gabimet e lojtarëve të tij nga pika e penalltisë e kanë acaruar trajnerin italian, i cili në vitin 2025 nuk do t'i lejojë më për të zgjedhur gjuajtësin gjatë ndeshjes.

"Ne kemi humbur tashmë tre penallti (këtë sezon) dhe kjo më shqetëson. Unë duhet të marr përgjegjësinë për të zgjedhur se kush duhet t'i ekzekutojë ato",- tha trajneri i ‘los blancos’

Dhe kreu teknik i Real Madridit ka vendosur që t'ia besojë këtë përgjegjësi yllit Vinicius Jr (24 vjeç, 15 ndeshje dhe 8 gola në La Liga këtë sezon), sipas informacioneve të Cadena COPE.

Nga 11 metrat braziliani nuk është dridhur kurrë, të paktën nëse shikoni të dhënat: me fanelën e bardhë braziliani ka konvertuar shtatë tentime nga shtatë gola, përfshirë katër këtë sezon.

Nga ana e tij, Kylian Mbappé humbi dy nga pesë goditjet, ndërsa Jude Bellingham goditi shtyllën kundër Valencias (2-1) të premten e kaluar, pasi shënoi dy penalltitë e tij të para për Shtëpinë e Bardhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll