Sport

Man.City kërkon Omar Marmoush, ‘sozinë’ e Salah: Kërkesa e Eintracht është 80 milionë!

“Ne duhet të nënshkruajmë me lojtarë”, tha Pep Guardiola së fundmi.

9 Janar 2025, 16:01 Nga DOSJA

Man.City kërkon Omar Marmoush, ‘sozinë’ e Salah:

ANGLI - Pavarësisht mohimeve të zakonshme, Omar Marmoush duket se çdo ditë e më shumë po i afrohet Manchester Cityt.

Klubi anglez, raporton Sky Sports UK, ka njoftuar Eintracht Frankfurt për synimin e tij për të nënshkruar menjëherë qendërsulmuesin e kombëtares egjiptiane, me të cilin gjermanët padyshim nuk duan të ndahen.

Marmoush është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 18 gola në 24 ndeshje dhe ‘Sky Blues’ janë gati të vendosin 60 milionë euro në tavolinë, kundrejt një kërkese prej 80.

Lojtari kishte ardhur te Frankfurt me parametra zero në 2023, teksa dje drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman Markus Krosche kishte mohuar gjithçka: "Nuk ka pasur asnjë kontakt, asnjë telefonatë. Asgjë fare".

Megjithatë, tani është hapur një kapitull i ri, i cili mund t'i lejojë Cityt të blejë një nga lojtarët më të mirë të pjesës së parë të sezonit. “Ne duhet të nënshkruajmë me lojtarë”, tha Pep Guardiola së fundmi.

“Kemi vështirësi sidomos në mbrojtje dhe në qendër”, ka shtuar ai, pa e theksuar mundësinë e forcimit edhe të repartit ofensiv. Erling Haaland, i cili nuk ka një zëvendësues në skuadër, pas largimit të Julian Alvarez.

Ai i ka nisur të gjitha ndeshjet e Premier League dhe Champions League këtë sezon, përveç dy: ndeshjet e Kupës së Ligës kundër Watford dhe Tottenham. Prandaj, një alternativë është më se e nevojshme duke pasur parasysh problemet fizike të Phil Foden.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll