Sport

Milan-Theo Hernandez, rinovimi një hap larg: do të jetë ndër më të paguarit në ekip!

Kontakte pozitive mes klubit kuqezi dhe agjentit të anësorit: paga 6-6.5 milionë deri në vitin 2029

9 Janar 2025, 10:00 Nga DOSJA

Milan-Theo Hernandez, rinovimi një hap larg: do të jetë ndër

ITALI - Fitorja e Superkupës i solli Milanit një qetësi të madhe edhe për disa lojtarë në vështirësi si Theo Hernandez.

Padyshim në hije nën drejtimin e Fonsecas, në Riad francezi gjeti sërish buzëqeshjen me Conceicaon në pankinë, duke u treguar vendimtar në fitoren ndaj Interit me një gol, një asistim dhe shumë lojëra të mira.

Një “rilindje” që ka shkaktuar edhe pasoja pozitive jashtë fushës. Në frontin e rinovimit, në fakt, për Theo ka një përshpejtim të rëndësishëm drejt tymit të bardhë.

Pas takimit të nëntorit në Madrid, dialogu mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të kuqezinjve  vazhdon në mënyrë shumë pozitive dhe përshtypja është se një marrëveshje është tashmë një hap larg.

Për momentin asgjë nuk është vendosur ende në bardhezi, si dhe për Mike Maignan dhe Tijjani Reijnders, por rruga është e qartë dhe vija e finishit është gjithnjë e më afër.

Nga pikëpamja ekonomike, për më tepër, Milani është gati të bëjë një përpjekje të konsiderueshme, duke ofruar një pagë rreth 6-6.5 milionë në vit deri në vitin 2029.

Një shifër që do ta bënte Hernandez një nga lojtarët më të paguar në skuadrën kuqezi dhe rreth të cilit ka një optimizëm të madh për një mbyllje të shkurtër të marrëveshjes. Te Milani gjithçka është gati për rinovimin e Theo Hernadez. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll