Sport

“Filozofia” e gjermanit, Hansi Flick nuk e fal vonesën: ai që vjen vonë nuk luan…

Koundé dhe Iñaki Peña tashmë kanë qenë ‘viktima’ të këtij rregulli të trajnerit gjerman

9 Janar 2025, 11:11 Nga DOSJA

“Filozofia” e gjermanit, Hansi Flick nuk e fal vonesën: ai

SPANJE - Për Hansi Flick ka një rregull që nuk mund të negociohet: përpikmëria. Trajneri është shumë i rreptë dhe jo fleksibël me këtë rregull deri në atë pikë sa tashmë janë dy lojtarë që nuk e kanë nisur ndeshjen për shkak të mbërritjes me vonesë për një bisedë: Koundé dhe Iñaki Peña.

Trajneri nuk kursen as dy minuta. "Është një rregull, një normë. Bëhet fjalë për respekt. Nëse arrin pesë minuta vonesë, duhet të të presin dhe është mungesë respekti", është shprehur trajneri publikisht disa muaj më parë.

Dhe lojtarët janë shumë të vetëdijshëm për këtë. Edhe vetë Pedri ka shpjeguar në një rast se nëse arrin me vonesë, nuk luan. Dhe Pau Víctor pranoi se ishte një nga premisat që iu përcoll për herë të parë kur iu bashkua skuadrës së Barçës.

“Kur vendosi rregullat, unë nuk isha ende, por i pashë kur mbërrita dhe më paralajmëruan se duhet të kem kujdes. Është shumë i rreptë me përpikmërinë, nëse thotë ora 11 në fushë dhe ju arrini tre sekonda me vonesë, për të keni ardhur me vonesë”, kujton ai.

“Filozofia” e gjermanit, Hansi Flick nuk e fal vonesën: ai

Për këtë arsye, Hansi Flick nuk u drodh me Koundé në muajin tetor dhe as me Iñaki Peña dje, të mërkurën, në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Athletic. Të dy lojtarët, titullarë të padiskutueshëm te Barcelona, ​​mbërritën me vonesë në bisedimet teknike dhe trajneri nuk hezitoi t'i linte në stol që në fillim.

Francezi, megjithatë, u aktivizua me gjysmë ore të mbetur në ndeshje. Në fakt, ndërkombëtari kishte nisur çdo ndeshje të La Ligës derisa kundër Alavés, Hansi Flick e ndëshkoi atë.

Dhe dje, të mërkurën, në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Athletic, ishte Iñaki Peña ai që mbeti pa luajtur, në rastin e tij asnjë minutë. Portieri u vonua në bisedimet teknike dhe Hansi Flick aktivizoi Szczesny. Portieri nga Alicante kishte startuar në të gjitha ndeshjet pas dëmtimit të Ter Stegenit dhe madje pushoi në ndeshjen e Kupës në Barbastro. Por duke u vonuar, ai u ndëshkua nga trajneri gjerman. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll