Sport

Elon Musk i interesuar për Liverpool? Sipas ekspertëve, duhen 10 miliardë dollarë...

Megjithatë, Musk nuk ka bërë asnjë qasje formale ndaj Fenway Sports Group, pronësia amerikane e Liverpoolit të John Henry.

9 Janar 2025, 15:46 Nga DOSJA

Elon Musk i interesuar për Liverpool? Sipas ekspertëve, duhen 10

ANGLI - Në ishull vazhdon të flitet për interesimin e Elon Musk për blerjen e Liverpoolit, liderit të Premierligës falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në vitin 2024. Thashethemet dolën pas disa komenteve nga babai i tij, i cili la të kuptohet për qëllimet e miliarderit afrikano-jugor për të blerë gjigantët e Premier League.

Duke folur për Slingo, eksperti i financave të futbollit, Rob Wilson, zbuloi të dhëna që tregojnë se Musk mund të ketë nevojë të shpenzojë afërsisht 8-8.5 miliardë paundë për të marrë kontrollin e plotë të Liverpoolit.

“Vlera e LFC aktualisht është rreth 4-4.5 miliardë £. Është pak prapa rivalit të tij, Manchester United. Një Liverpool i rigjallëruar, me investime të reja, sukses në fushë, sponsorë të rinj dhe një bazë punonjësish më fitimprurëse (përfshirë lojtarët), mund ta shohë klubin të përparojë në një vlerë mbi 5 miliardë paundë në një afat të shkurtër.

Ashtu si United, një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh në SHBA për klubin, ose 8-8.5 miliardë paundë në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të ishte jashtë diskutimit nëse gjithçka do të ishte në përputhje dhe do të kapitalizonte mundësitë e reja dhe sukseset në trofe”.

Megjithatë, Musk nuk ka bërë asnjë qasje formale ndaj Fenway Sports Group, pronësia amerikane e Liverpoolit të John Henry. Për më tepër, është raportuar se FSG, e cila shiti një pakicë të aksioneve tek Dynasty Equity në 2023, po fokusohet në investime strategjike në vend që të shesë drejtpërdrejt klubin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll