Sport

Kevin De Bruyne me gjasa mund të bashkohet me San Diegon, në MLS këtë verë

Sipas The Athletic, Kevin de Bruyne mund të largohet nga Manchester City këtë verë për t'u transferuar në San Diego, në MLS. Playmakeri belg është në fund të kontratës me Citizens.

8 Janar 2025, 16:00 Nga DOSJA

Kevin De Bruyne me gjasa mund të bashkohet me San Diegon, në MLS

ANGLI - Kevin De Bruyne në ndjekje të ëndrrës amerikane. Mesfushori 33-vjeçar belg mund t'i thotë lamtumirë Manchester Cityt në fund të sezonit, nëntë vjet pas fillimit të historisë së tij me Skyblues. Sipas The Athletic, belgu (107 ndeshje, 30 gola) po i afrohet gjithnjë e më shumë një largimi për në MLS këtë verë.

Mediat angleze saktësojnë gjithashtu se De Bruyne dëshiron të vendoset në Kaliforni dhe për këtë arsye mund të vazhdojë karrierën e tij në San Diego FC, e cila do të marrë pjesë në sezonin e parë në Ligën Amerikane këtë vit.

Për të nënshkruar me të, klubi i ri do të duhet të paraqesë një "kërkesë zbulimi", një proces rekrutimi që lejon ekipet lokale të rezervojnë të drejtat e negociatave për një futbollist që nuk ka luajtur kurrë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas kontratës me Manchester Cityn deri në qershor 2025, Kevin de Bruyne ka qenë i lirë të negociojë me çdo klub që nga 1 janari.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll