Sport

Franca, pas Dechamps do të jetë Zidane. Edhe pse hipoteza e Henrit s'është zhdukur!

E përditshmja sportive L'Equipe shkruan se, kandidati kryesor është Zinedine Zidane, trajneri 52-vjeçar, i cili ka qenë jashtë fushës që nga viti 2021, kur i ka përfunduar eksperienca si trajner i Real Madridit.

8 Janar 2025, 15:15 Nga DOSJA

Franca, pas Dechamps do të jetë Zidane. Edhe pse hipoteza e Henrit

FRANCE - Faqja e parë e gazetës së sotme L'Equipe i kushtohet tërësisht Didier Deschamps, trajnerit të Francës, i cili do t'i japë lamtumirën kombëtares pas Botërorit 2026, që do të zhvillohet mes Kanadasë, Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Në vend të tij, shkruan e përditshmja sportive, kandidati kryesor është Zinedine Zidane, trajneri 52-vjeçar, i cili ka qenë jashtë fushës që nga viti 2021, kur i ka përfunduar eksperienca si trajner i Real Madridit.

"Me Francën nuk ka mbaruar. Sigurisht, unë e dua stolin. Shpresoj që një ditë të bëhet realitet. Kur? Nuk varet nga unë. Por unë dua të mbyll rrethin me Francën. Të luash për Francën është gjëja më e mirë që më ka ndodhur”,- deklaroi vetë Zizou në vitin 2022.

Gjithashtu sipas asaj që raportoi Le Parisien, nuk ka asnjë kandidat tjetër të besueshëm si pasues përveç Zidane, edhe nëse hipoteza e një promovimi të Thierry Henry, trajnerit i medaljeve të argjendtë U21 në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar, nuk është zhduk plotësisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by L'Équipe (@lequipe)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll