Sport

Shkarkimi i Lopeteguit nga stoli i West Ham, çështje orësh…

Anulohet konferenca e shtypit e West Hamit, por spanjoli drejton stërvitjen

8 Janar 2025, 14:46 Nga DOSJA

Shkarkimi i Lopeteguit nga stoli i West Ham, çështje

ANGLI - Aventura e Julen Lopeteguit si trajner i West Hamit ka arritur pikën e fundit. Trajneri spanjol mund të shkarkohet në orët e ardhshme dhe për këtë arsye mund të mos jetë në stol në ndeshjen e 32-të të FA Cup kundër Aston Villa, të planifikuar për të premten në mbrëmje.

Sipas disa tabloideve angleze, bordi drejtues i Hammers më në fund ka vendosur të ndërmarrë këtë hap, por ish-trajneri i Spanjës tani për tani mbetet në harresë, duke pritur që të mbyllet marrëveshja me pasardhësin e tij…

Në ‘pole’ është ish-trajneri i Brighton dhe Chelsea, Graham Potter, i cili u takua me klubin të hënën, por dje u përmendën edhe emrat e Paulo Fonseca dhe Christophe Galtier.

Ndërkohë, Lopetegui, pasi drejtoi seancën e djeshme, u paraqit rregullisht në terrenin stërvitor të West Hamit dhe drejtoi edhe seancën e sotme, pavarësisht se klubi e anuloi konferencën për shtyp, e cila ishte caktuar për në orën 12:15.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll