Sport

"Unë dyshoj se Mo Salah do të ketë sukses këtu"

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou shpjegon se skuadra e tij po lufton në atë masë, sa që as "një lojtar i klasit botëror" si egjiptiani do të dallohej në ekipin e tij.

8 Janar 2025, 13:00 Nga DOSJA

"Unë dyshoj se Mo Salah do të ketë sukses këtu"

ANGLI - Trajneri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou ka thënë se skuadra e tij po lufton në atë masë, sa që as anësori i Liverpool, Mohamed Salah nuk do të arrinte të bënte një përshtypje të madhe si pjesë e ekipit.

Spurs, të cilët përballen me Reds në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës (Carabao Cup) këtë të mërkurë, janë në vendin e 12-të në Premier League dhe kanë humbur tre nga katër ndeshjet e fundit.

Edhe pse Salah ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 17 asistime në të gjitha kompeticionet, Postecoglou beson se egjiptianit nuk do të mundte të arrinte shifra të ngjashme për skuadrën londineze këtë sezon.

“Mo është një lojtar i klasit botëror, por nëse e vendosni në ekipin tonë tani, nuk jam i sigurt se ai do të kishte të njëjtin nivel të performances, duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhemi si grup”,- u tha ai gazetarëve.

"Duhet një ekip që është në formë të mirë, që të krijojë mundësi dhe me një bazë vërtet të fortë në mbrojtje. Asnjë nga këto gjëra nuk ekziston për momentin këtu. Gjithçka që ka, janë ndezje individuale."

Nga ana tjetër, Postecoglou thekson se kapiteni i Spurs, Son Heung-min, i cili sapo ka rinovuar kontratën dhe ka shënuar vetëm shtatë gola në të gjitha garat këtë sezon, do të lulëzonte në Liverpoolin aktual.

"Unë do të guxoja të them se nëse e vendosni Sonny-n te Liverpool, performanca e tij e golit do të ishte e mirë. Kur të jemi në maksimumin tone që të gjithë, mendoj se do të shohim që Sonny që do të kthehet."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll