Sport

Ndërsa vëllai i tij flet me Milanin, sulmuesi Marcus Rashford bën punë individuale...

Në fushat e 'Carrington Training Centre', siç raportohet nga SkySports UK, lojtari kryen një seancë stërvitore të personalizuar që synon rikuperimin nga dëmtimet e tij të fundit

8 Janar 2025, 15:24 Nga DOSJA

Ndërsa vëllai i tij flet me Milanin, sulmuesi Marcus Rashford bën

ITALI - Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për të ardhmen e Marcus Rashford, sulmuesit që largohet nga Manchester United.

Në fakt, në këto orë ka mbërritur në Milano agjenti i lojtarit, Dane Rashford, për të dëgjuar propozimin e Milanit. Edhe Galatasaray dhe Borussia Dortmund janë të interesuar.

Ndërkohë, në fushat e 'Carrington Training Centre', shtëpia e “Djajve të Kuq”, lojtari po kalon, siç raportohet nga SkySports UK, një seancë stërvitore të personalizuar që synon rikuperimin nga dëmtimet e tij të fundit.

Pra, për sulmuesin e datëlindjes 1997 nuk ka asnjë punë me pjesën tjetër të grupit me regji të Ruben Amorimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll