Sport

Juventusi pret një përgjigje nga Barça për Araujon…

Nga Italia pohojnë se "Zonja e Vjetër" dëshiron të arrijë një transfertë të paguar me një detyrim blerjeje të mëvonshme. Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i skuadrës së Torinos, dëshiron që operacioni të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe para javës së ardhshme.

8 Janar 2025, 14:30 Nga DOSJA

Juventusi pret një përgjigje nga Barça për Araujon…

SPANJE - Çështja Ronald Araujo fillon të nxehet. Lajmi i raportuar nga 'La Gazzetta dello Sport' të martën e kaluar për uruguajanin dhe Juventusin pati një ndikim të madh mediatik, pasi në Itali konfirmuan  se mbrojtësi tashmë i ka thënë “Po” nënshkrimit për skuadrën torineze.

Ndërkohë, lojtari mbetet i fokusuar në pjesën tjetër të ekspeditës në Jeddah, i fokusuar që të mund të mposht Athletic këtë të mërkurë dhe të kalojë në finalen e Superkupës së Spanjës.

Lajmet nuk ndalen dhe tashmë nga shteti italian bëhet me dije se Juventusi është në pritje të një përgjigje nga FC Barcelona.

Me dritën jeshile të supozuar të lojtarit tani "Zonja e Vjetër" dëshiron të avancojë në negociatat me klubin e Barçës, pasi  Cristiano Giuntoli, drejtor sportiv i skuadrës torineze, shpreson që operacioni të kryhet sa më shpejt.

Këtë e theksoi edhe Gianluca De Marzio në ‘Skys Sports’. Gazetari parashikon që duke pasur parasysh humbjet e  Bremer, Cabal (të dëmtuar dhe Danilo (me letrën e lirimit) Juventus kërkon të përshpejtojë ardhjen e Araujos, aq më tepër duke pasur parasysh refuzimin e Feyenoord për  David Hanckon. Skuadra italiane tashmë pret një reagim nga klubi i Barcelonës.

As uruguajani dhe as sllovaku nuk janë kandidatët e vetëm, pasi i njëjti burim shton Antonio Silvan, si një tjetër nga lojtarët e interesuar në Torino. Juventus pret gjithashtu një përgjigje nga Benfica për qendërmbrojtësin e ri portugez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll