Sport

Takimi i nesërm mes FSHF dhe qeverisë. Ja çfarë kërkohet përveç rikthimit të policisë

10 Mars 2019, 13:01 Nga DOSJA
Takimi i nesërm mes FSHF dhe qeverisë. Ja çfarë

Nesër mbahet takimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qeverisë shqiptare, takim i cili po pritet me mjaft interes nga të gjitha palët, si pasojë e problematikave të cilat u bënë evidente javët e fundit.

Kampionati u ndalua këtë javë pas bojkotit të arbitrave të cilët protestojnë me argumentin se jeta e tyre është në rrezik pa praninë e policisë në stadiume, duke marrë parasysh incidentin e javës së kaluar ku arbitriti Eldorian Hamiti u dhunua nga tifozët dhe zyrtarët e klubit të Kamzës në ndeshjën me Laçin.

FSHF ka bërë me dije detaje mbi konferencën, e cila do jetë një tryezë e përbashkët me qeverinë dhe tema krysore do jetë “Siguri-Reformin-Modernizim”.

Përveç kërkesës që FSHF do të bëjë për rikthimin e policisë në stadiume, të pranishëm priten të jenë edhe një pjesë e mirë e presidentëve të klubeve shqiptare, që do të kërkojnë edhe lehtësira të tjera nga qeveria shqiptare, me qëllim përmirësimin e nivelit të lojës më të populluar në Shqipëri.

Takimi do të mbahet nesër në orën 11:00 paradite në ambjentet e Hotel Tirana International.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand duka bojkoti i arbitrave federata fshf qeveria armand duka bojkoti i arbitrave federata fshf qeveria

Sondazh

Poll