Sport

Lajm i mirë për Lyon, dëmtohet ylli i Barcelonës

10 Mars 2019, 13:37 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Lyon, dëmtohet ylli i Barcelonës

Ousmane Dembele mund të mos jetë pjesë e ekipit të Barcelonës në ndeshjen e dytë me Lyon për një vend në çerekfinalet e Champions League si pasojë e një tërheqjeje që pësoi ditën e djeshmë kundër Rayo Vallecanos ku Barcelona fitoi 3-1.

Testet në fund të ndeshjes treguan se francezi vuajti nga një tërheqje e bicepsit femoral në këmbën e tij të majtë.

Prandaj, nuk është e qartë nëse 21 vjeçari do jetë i gatshëmn kundër Lyon-it, edhe pse Barcelona nuk ka marrë akoma vendim për të.

Ky nuk është dëmtimi i parë i francezit këtë sezon, pasi i riu më parë mungoi 5 ndeshje si pasojë e një problem në kyç.

Gjithashtu ai mungoi disa muaj sezonin e kaluar për shkak të tërheqjes muskulore.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona champions league lyon ousmane dembele barcelona champions league lyon ousmane dembele

Sondazh

Poll