Sport

Dënimet ‘deja-vu’ të Kamzës, 1995 dhe 2019, zbuloni pse u përjashtua dy dekada më parë

10 Mars 2019, 12:45 Nga DOSJA
Dënimet ‘deja-vu’ të Kamzës, 1995 dhe 2019, zbuloni

Pas dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti nga tifozët dhe zyrtarët e klubit të Kamzës në ndeshjen e fundjavës së kaluar me Laçin (lexo këtu), u mor vendimi drastic duke e përjashtuar ekipin e Kamzës dhe duke e zbritur atë në kategori të dytë.

Por kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh me këtë skuadër, pasi në sezonin 1980-1981, Kamza u shpall kampionë e kategorisë së dytë por nuk arriti të ngrihej si pasojë e një vendimi të befasishëm.

Ish futbollisti i Kamzës, Fatmir Tare, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport” ku rrëfen mbi dënimin e kohës së tij dhe komenton mbi përjashtimin e javës së fundit.

I pyetur se çfarë kishte ndodhur vite më parë futbollisti tregon si më poshtë.

Ka qenë viti 1995, kur me ekipin e moshave shkuam në Finlandë për një turne miqësor. Pas aktivitetit, asnjë prej lojtarëve nuk është kthyer në atdhe, duke u shpërndarë në Finlandë e disa në Angli. Në atë kohë, federata vendosi ta përjashtonte Kamzën me të gjitha ekipet për 5 vite nga çdo lloj aktiviteti. Ka qenë dënimi më i rëndë që mbaj mend. Pas dy vitesh krijuam një ekip të ri, duke i ndërruar emrin në Eurokamza dhe morëm pjesë në Kategorinë e Dytë, gjatë sezonit 1996-’97.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dhuna ne stadiume eldorian hamitit kamza perjashtohet kamza dhuna ne stadiume eldorian hamitit kamza perjashtohet kamza

Sondazh

Poll