Rajoni

Sùlmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd, tentohet të shkatèrrohet flamuri malazez. Markoviç: Do e mbrojmë vendin

Sùlmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd. Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç: Një tjetër mizóri.
Featured image of article: Sùlmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd, tentohet të shkatèrrohet flamuri malazez. Markoviç: Do e mbrojmë vendin

SERBI- Mbrëmjen e djeshme është sùlmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd. Mësohet se mbështetësit e Kishës Ortodokse Serbe dhe tifozët e “Yllit të Kuq” u përpoqën të shkatèrronin flamurin malazez para ambasadës me të mjete piróteknike, duke hedhur kapsólla dhe fishèkzjarre mbi të.  Në momentin e sùlmit, pranë ambasadës ishin të paktë edhe polícët serbë, të cilët duhet të ruanin rendin dhe të siguronin godinën, shkruajnë mediat vendase. 

“Një tjetër mizóri, një sulm ndodhi në Ambasadën e Malit të Zi, natën e kaluar në Beograd,”, tha Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç. Ai shtoi se Mali i Zi do të ruhet “përkundër urrèjtjes që i ekspozohet nga të njëjtët njerëz brenda dhe jashtë vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ligji i miratuar kohët e fundit në Kuvendin për Komunitetet Fetare shkaktoi një valë prótestash në të gjithë Malin e Zi, të organizuar nga serbët vendas dhe Kisha Ortodokse Serbe (SPC). Këta të fundit e përshkruajnë ligjin si të dèmshëm për interesat e tyre.Në seancën e fundit të Kuvendit, të vitit 2019 pati edhe debàte në tensíone për këtë çështje. Deputeti serb i Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për lúftë.

(J.V. Dosja.al)

  • 19:50

    Súlmi ndaj ambasadës malazeze/ Cakaj: Jo hapësirë për dhúnë në shoqëritë demokratike

    Gent Cakaj

    Súlmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënúar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

    Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Cakaj ka deklaruar se súlmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm. Ndër të tjera, Kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.

    Postimi i plotë i Gent Cakaj:

    Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike.

  • 16:04

    Sùlmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd, ambasadori serb refuzon të marrë notën e protéstës

     

    A

    Ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviç

    mbasadori serb në Mal të Zi, Vladimir Bozhoviç ka refuzuar ta pranojë notën e protéstës nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi.Lajmi është bërë me dije nga ministria e jashtme malazeze, e cila drejtohet nga Sërxhan Darmanoviç, raporton RTCG.

    Bozhoviç u thirr në një intervistë në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot për t’iu ofruar nota e protéstës lidhur me ngjarjet e fundit jashtë ambienteve të Ambasadës së Malit të Zi në Beograd dhe përpjekjen e mbrëmshme për djegíen e flamurit malazez.

    Ambasadori Bozhoviç ka dënúar rastin me flamurin, duke e cilësuar si një veprim të papërshtatshëm. Ndërkohë, Sipas tij, kjo në  asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të shtetit të Serbisë ose qytetarëve të tij.

  • 17:54

    Súlmi ndaj ambasadës malazeze në Beograd, PD: Tejkalon konflíktet ballkanike, e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës

    Selia e PD-së

    Partia Demokratike ka reaguar pas súlmeve mbi ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Gjatë një deklaratë për mediet, PD shprehet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikálë me të shkuar krimínale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilítare serbe, që kanë kryer masákra gjatë luftráve në ish-Jugosllavi.

    Sipas PD, kjo veprimtari tejkalon konflíktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.  Po ashtu dënón edhe heshtjen e qeverisë së Tiranës në lidhje me këtë situatë.

    Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

    Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

    Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

    Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

    Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

    Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi.  Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

    Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.

  • 14:02

    Reagon Pandeli Majko: Ka më shumë se një arsye, për të qëndruar në krah të Malit të Zi, Zot ka vetëm një

    Pandeli Majko.

    Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka reaguar për sùlmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Majko shprehet se ka më shumë se një arsye, për të qëndruar në krah të Malit të Zi. Sipas tij, kisha ka shumë por Zot ka vetëm një.

    “Ka më shumë se një arsye, për të qëndruar në krah të Malit të Zi dhe qeverisë së tij, përballë presioneve që papërgjegjshmëria e njohur serbe e rajonit po kërkon ti imponohet! Kisha ka shumë dhe Zot ka një!”, shprehet ai.

  • 11:24

    Sùlmi në ambasadën malazeze në Beograd/ Ministria e Jashtme e Malit të Zi: I papranueshëm, të sigurohen diplomatët tanë

    Flamuri malazez

    Për sùlmin që ndodhi në ambasadën malazeze në Serbi, ministria e Jashtme e Malit të Zi ka deklaruar se ky veprim është i papranùeshëm. Po kështu shteti malazez ka thirrur në një takim edhe mbasadorin serb që ndodhet në Mal të Zi, për të folur më gjerë më këtë situatë.

    “Sùlmi është i papranueshëm. E pakuptueshme, që autoritet serbe nuk e parandaluan. Përgjegjësi për vendin pritës, të sigurojë diplomatët atje.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

     

  • 10:53

    Sulmi ndaj ambasadës, Kryeministri i Malit të Zi: Do mbrojmë vendin, reagimi i Beogradit befasues

    Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç, ka reaguar për sulmin e ambasadës së Malit të Zi në Beograd, duke thënë se kjo është një ngjarje e rëndë. Qindra huliganë të Yllit të Kuq protestuan para ambasadës malazeze në Beograd, gjatë së cilës u ndezën fishekzjarre në flamurin Malazez.

    Dusko Markoviç, Kryeministër i Malit të Zi

    Në një reagim në mdiat sociale, Markoviç, shprehet se  ai do ruajë Malin e Zi nga urrejtjet që vijnë nga jashtë dhe brenda vendit.

    “Qëndrimi i autoriteteve serbe është befasues. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi përkundër urrejtjes që është rrënuar nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj” shkroi Markoviç.

  • 10:14

    Sùlmi ndaj ambadadës malazeze në Beograd/ PD: Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës

    Mbrëmjen e djeshme është sulmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd. Nuk ka munguar edhe një reagim i Partisë Demokratike, ku theksohet se etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Në reagim theksohet se është edhe e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi.

    “Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.”

    REAGIMI I PLOTË

    Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi. Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi. Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

    Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës. Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.

Shto Koment