Bota

Votohet me 101 vota pro qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, zgjidhen dy ministra të rinj

3 Janar 2020, 17:10 Nga DOSJA
Votohet me 101 vota pro qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi sot me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Pas fjalimit të tij, ministrat e sapozgjedhur u betuan, dhe më pas Xhaferi i ftoi ata për një koktej solemn.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shprehur vullnetin për të dhënë dorëheqjen dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme, pas dështimit në Bruksel për të marrë një “Po” për hapjen e negociatave. Zaev që pas marrjes së përgjigjes negative, ka punuar për formimin e qeverisë teknike, duke arritur një marrëveshje me VRMO-DPMNE.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut qeveria teknike maqedonia e veriut qeveria teknike

Sondazh

Poll