Sport

“Më refuzuan për shkak të ngjyrës”/ Portieri i Ajax tregon prapaskenën me një klub italian (Rrëfimi)

3 Janar 2020, 16:17 Nga DOSJA
“Më refuzuan për shkak të ngjyrës”/ Portieri i

HOLANDË- Portieri i Ajax Andre Onana, ka zbuluar se pas finales së Europa League me ekipin holandez ka pasur kontakte me një klub italian që në fund e refuzuan për shkak të ngjyrës.

“Dy vjet më parë pas finales që humbëm, po flisja me një klub italian, emrin e të cilit nuk do e nxjerr. Po arrinim në detajet e fundit dhe drejtori sportiv më tha se: Një portieri i zi është pak e komplikuar në Itali. Por unë isha i lumtur. Ata nuk më thanë se isha një portier i keq, por nuk më donin prej ngjyrës, nga fakti se isha ndryshe,. Kjo është diçka që nuk e kontrolloj.Pavarësisht problemeve, Afrika është kontinenti më i bukur dhe do ta them gjithnjë me zë të lartë”, theksoi Onana.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport andre onana portjeri i ajax andre onana portjeri i ajax

Sondazh

Poll