Sport

Messi dominon ndaj Ronaldos në dekadën e fundit, shifra ‘jashtëtokësori’ 522 gola në 521 ndeshje

3 Janar 2020, 07:23 Nga DOSJA
Messi dominon ndaj Ronaldos në dekadën e fundit, shifra

SPANJË- Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë mbyllur 10-vjeçarin e fundit me shifra të jashtëzakonshme. Si në përfitime financiare dhe në gola të shënuar dy yjet e futbollit kanë shkëlqyer.

Sipas të dhënave nga Transfermarkt ylli argjentinas i Barcelonës për periudhën 2010-2019 ka 522 gola të shënuar në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.

Ndërkohë nga ana tjetër Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë 477 gola në 489 ndeshje. Klasifikimi vijon me Robert Leëandoëskin me 324 gola në 454 ndeshje i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.

Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe mbreti i pasimeve për gol për 2010-2019. Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Evropës nuk ka dhënë më shumë assiste se Messi, 136 të tilla.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo golat e shenuar lionel messi shifrat e jashtetokesorit cristiano ronaldo golat e shenuar lionel messi shifrat e jashtetokesorit

Sondazh

Poll