Politike

‘Gaboi në hapa’, Albin Kurti i kujton Ramës basketbollin: Topin tani e ka Vuçiç, Mini-Shengeni është gabim

2 Janar 2020, 21:01 Nga DOSJA
‘Gaboi në hapa’, Albin Kurti i kujton Ramës basketbollin:

KOSOVË- Albin Kurti, kandidat për kryeministër në Kosovë, ka folur sërish sot për Mini-Shengenin. Në një intervistë në “360 gradë”, në RTV Ora, Kurti u shpreh se kjo nismë është një gabim në hapa nga kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe basketbollin.

Kurti iu drejtuar Ramës dhe i shtoi se kur gabon në hapa, ke humbur edhe topin, për të cilin tha se tashmë e ka Aleksandër Vuçiç.

Nuk është vetëm piktura në zyrë ose vizatimi është edhe koshi. Dmth si një ish-basketbollit, ose si një njohës i basketbollit, ose si një ushtrues, praktikues …e di çka do të thotë gabim në hapa. Kur gabon në hapa e humbet topin. Për bindjen time mini shegeni ballkanik është gabim në hapa sepse nis me Serbinë, nuk mund të nisesh me Serbinë.  Duhet të fillosh me Kosovën. Është gabim në hapa meqë duhet të fillohet me Kosovën, me aleatë të tjerë edhe brenda NATO-s, edhe drejt BE, edhe në raport me Kosovën dhe kombin shqiptar, që na i kërkojnë edhe rilindasit sepse kjo është teza e tyre. Në fund vjen Serbia. A nuk do të duhej që qeveria e Republikës së Shqipërisë me kryeministër Edi Ramën dhe qeveria e Republikës së Kosovës me kryeministër mua, të bëhemi bashkë në një mbledhje njëherë si dy qeveri të diskutojmë të gjitha çështjet e rajonit. Meqë është gabim në hapa dhe humbi topin, a konsideroni që tani topin e ka Vuçiç?”, u shpreh Kurti.

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-ShengenitPërveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrjen në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini-Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti edi rama mini shengen ballkanik albin kurti edi rama mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll