Politike

Deportimi i Çelik, Berisha i ashpër: U rrëmbye, një kartolinë e zezë e Edvin Kristaq Zuzarit për vendet anëtare të OSBE

2 Janar 2020, 19:12 Nga DOSJA
Deportimi i Çelik, Berisha i ashpër: U rrëmbye, një

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër për dëbimin e mësuesit turk Harun Çelik, që u raportua ekskluzivisht nga Dosja.al, mbrëmjen e djeshme. Në një reagim në Facebook, Berisha e cilëson deportimin e Çelik, si shkelje e të drejtave të njeriut dhe hedh akuza kundër kryeministrit Edi Rama.

Ish-kreu i qeverisë më tej shton se shkeljet e të drejtave të njeriut janë një apel i fuqishëm për OSBE, OKB, KE, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian për të ndeshkuar në mënyre shembullore atë që ai e quan narkoqeveri.

Kartolina e zeze e Edvin Kristaq Zuzarit per vendet anetare te OSBE! Edvin Kristaq Zuzari inauguroi kryesimimin e OSBE me urdherin e ekstradimit antiligjor te shtetasit turk. Te dashur miq, dhunimi i konventave nderkombetare dhe kushtetutes dhe ligjeve te vendit me ekstradimin mafioz zuzar dje te shtetasit turk Harun Celik, eshte kartolina e zeze e vitit te Ri qe Edvin Kristaq Zuzari ju dergon si kryetar i rradhes vendeve anetare te OSBE. Nje akt te tille te turpshem, poshterues per nje vend te lire nuk mund ta beje kurre nje shtet apo shtetar i nje vendi te lire. Kete e bejne vetem shtete dhe shtetare birbo zuzare si Edvin Kristaq Zuzari ne Tirane dhe Miladin Zuzari ne Prishtine.

Akti i rrembimit te nje qytetari qe e ke mbajtur ne burg dhe sapo e nxjerr nga burgu e paketon dhunshem me nje procedure rrembimi qe dhunon ligjet dhe konventat nderkombetare te firmosura nga Shqiperia dhe kushtetuten, ligjet, procedurat e vendit, lirite dhe te drejtat njerezore te parashikuara per keto raste nga Edvin Kristaq Zuzari dhe narkoqeveria e tij, jane nje apel i fuqishem per OSBE, OKB, KE, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian per te ndeshkuar ne menyre shembullore kete narkobandit dhe narkoqeverine e tij qe nuk njeh ligj as moral. Une kam denuar me ashpersine me te madhe grushtin e shtetit kunder qeverise se ligjshme te Turqise madje edhe qendrimin nderkombetar si te hutuar ndaj ketij grushti dhe mbeshtes te drejten e Turqise per te ndeshkuar autoret dhe pjesmarresit e aktit antikushtetues. Por denoj me ashpersine me te madhe çdo akt dhe veprim qe kryhet ne kundershtim te hapur me ligjet dhe konventat nderkombetare dhe ligjet e vendit. Shqiperia e shnderruar ne delen e zeze te Europes, nisi vitin e Ri duke shenuar nje rekord tjeter te zi ne historine e saj. Sb”, shkruan Berisha.

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik sali berisha deportimi i turkut dosja gylenisti harun çelik sali berisha

Sondazh

Poll